19.4 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmeReagim / Lidhja Shqiptare Evropiane kërkon lirimin menjëherë të ish luftetarit të...

Reagim / Lidhja Shqiptare Evropiane kërkon lirimin menjëherë të ish luftetarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z. Dritan Goxhaj.

Arrestimi i z. Dritan Goxhaj është i padrejt nga Gjykata Speciale e Kosovës, dhe si e tillë për Lidhjen Shqiptare Evropiane është e papranushme arrestimi i luftetarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z.Dritan Goxhaj.

Për “Lidhjen Shqiptare Evropiane”, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është dinjiteti i kombit shqiptar si projekti më i sukseshëm i kombit shqiptar dhe Dritan Goxhaj nuk është vetëm kur ju bëhet kjo padrejtësi e madhe. Lidhja Shqiptare Evropiane nuk është kundër Gjykates Speciale. Por është kundër cenimit të fjalës së lirë të cilen po e aplikon Gjykata Speciale e Kosovës.

Jo të gjithë shitemi për do letra si ata dëshmitaret e fshehur apo të mbrojtur nga Gjykata Speciale e Kosovës. Dhe në fund dalja e emrave të tyre në opinionin publik është përgjegjsi e Gjykates Speciale. Në mirkuptimin e plotë Lidhja Shqiptare Evropiane kërkon nga Gjykata Speciale e Kosovës të lirohet z.Dritan Goxhaj. Në këtë kontekst ne përkrahim protesten që po organizohet për lirimin e luftetarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z.Dritan Goxhaj. Ne j’u bëjm thirrje shqiptarëve kudo që janë ti bashkohen kësaj proteste, për të dërguar mesazh se nuk mund të poshtërohet në vazhdimsi dinjeti i shqiptarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments