18.6 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmeInstituti i Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare/ Kërkon lirimin e menjëherëshëm...

Instituti i Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare/ Kërkon lirimin e menjëherëshëm të ish luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z. Dritan Goxhaj.

Instituti i Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare-Iksmn kërkon lirimin e menjëherëshëm të ish luftetarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z. Dritan Goxhaj.

Arrestimi i z. Dritan Goxhaj është i padrejtë nga Gjykata Speciale e Kosovës, dhe si e tillë për Institutin tonë, është e papranushme arrestimi i luftetarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z.Dritan Goxhaj.

Për Ne, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është dinjiteti i kombit shqiptar si projekti më i sukseshëm i kombit shqiptar dhe Dritan Goxhaj nuk është vetëm kur ju bëhet kjo padrejtësi e madhe. IKSMN -ja, nuk është kundër Gjykates Speciale. Por është kundër cenimit të fjalës së lirë të cilen po e aplikon Gjykata Speciale e Kosovës.

Jo të gjithë shitemi për do letra si ata dëshmitaret e fshehur apo të mbrojtur nga Gjykata Speciale e Kosovës. Dhe në fund dalja e emrave të tyre në opinionin publik është përgjegjsi e Gjykates Speciale. Në mirkuptimin e plotë Instituti, kërkon nga Gjykata Speciale e Kosovës të lirohet z.Dritan Goxhaj. Në këtë kontekst ne përkrahim protesten që po organizohet për lirimin e luftetarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z.Dritan Goxhaj. Ne j’u bëjm thirrje shqiptarëve kudo që janë ti bashkohen kësaj proteste, për të dërguar mesazh se nuk mund të poshtërohet në vazhdimësi dinjiteti i shqiptarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments