7.9 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeRasti i Mijallkovit, ASH-AAA interpelancë ndaj ministrit Spasovski

Rasti i Mijallkovit, ASH-AAA interpelancë ndaj ministrit Spasovski

Rasti i moskapjes së Sasho Mijallkovit, i ka nxitur 12 deputetët e koalicionit opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa që të parashtrojnë interpelancë ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Këtë e ka paralajmëruar koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit, Skender Rexhepi – Zejdi,“Meqenëse nuk është hera që po ndodh kjo, Koalicioni ASH-AAA vlerëson se Spasovski duhet të përgjigjet para Kuvendit. I drejtohemi kryetarit të Kuvendit të ftojë seancë plenare me këtë pikë të rendit të ditës, për interpelancë ndaj ministrit të Brendshëm”, tha Zejdi, transmeton TV21.Siç shtoi ai, 12 deputetë të koalicioni janë të gatshëm që t’ia heqin besimin ministrit Spasovski dhe të arrestohet Mijallkovi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments