Klinika për sëmundje të fëmijëve njofton të gjithë prindërit dhe mjekët amë të cilët prej ditës së nesërme do të kenë raste urgjente që fëmijët me temperaturë t’i dërgojnë në spital, atë ta bëjnë në Institutin për sëmundje të mushkërive në “Kozle”.
Gjithashtu në rast se ka fëmijë që jetojnë në rajonet që tanimë janë në regjim të lëvizjes siç është rajoni i Dibrës, për kontrolle të dërgohen në Institutit.
Ky është vendim i Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, me qëllim që të mbrohen fëmijët të cilët janë të hospitalizuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve.
Instituti në Kozle ka kapacitet që t’i trajtoj fëmijët më temperaturë, të dyshuar për koronavirus dhe fëmijët që vijnë nga rajoni i Dibrës.
Ndërkohë pacientët e hospitalizuar që për momentin janë në Kozle, gjatë ditës së nesërme do të transferohen për kurim në Klinikën për sëmundje të fëmijëv