19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeRaporti për financimin e fushatës, 90 ditë pasi KSHZ-ja të shpall rezultatet...

Raporti për financimin e fushatës, 90 ditë pasi KSHZ-ja të shpall rezultatet zgjedhore

Nëse partitë politike kanë pasur financim korrekt ose jo të fushatës parazgjedhore do të dihet 90 ditë pasi KSHZ të shpallë zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve. Anëtarja e Komisionit Antikorrupsion Katica Nikollovska tha për Alsat se raportin e tyre final do ta dorëzojnë në Kuvend.

Partitë politike pjesëmarrëse në fushatë, në afat prej 60 ditësh pas daljes së rezultateve përfundimtare duhet ta mbyllin llogarinë e transaksionit në të cilën i mbledhin donacionet dhe mjetet për financim të fushatës zgjedhore. Më pas në afat prej 30 ditëve duhet të dorëzojnë raport financiar deri në Komisionin Shtetëror për Pengim të korrupsionit, Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve dhe Enti shtetëror për revizion – tha Katica Nikollovska, Anti-korrupsioni.

Ajo tha se për fushatën parazgjedhore kanë angazhuar 17 bashkëpunëtor të jashtëm për të inspektuar reklamimin e partive nëpër billborde dhe metodat tjera reklamuese në teren, ndërsa aktualisht vetëm katër persona merren me shqyrtimin e çështjeve të korrupsionit.

Kështu që nëse merret parasysh edhe situata me virusin korona nga i cili ne u goditëm, 4 persona ishin të sëmurë, kishim reduktim me këtë aspekt, vështirë gjendemi me kryerjen në kohë të obligimeve tona të përditshme, kështu që shpresojmë që kemi mundësi këto tre muaj ti shfrytëzojmë që në maksimum të përkushtohemi në gjendjen dhe ti konfirmojmë në pjesën e zgjedhjeve dhe gjithsesi të dalim me të dhëna dhe informata solide – u shpreh Katica Nikollovska, Anti-korrupsioni.

Deri në grumbullimin e raporteve nga Institucionet tjera, Komisioni Antikorrupsion do të analizojë të dhënat e siguruar nga 17 vëzhguesit në teren.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments