13.9 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeRaporti i progresit, PE miratoi Rezolutën për Maqedoninë e Veriut

Raporti i progresit, PE miratoi Rezolutën për Maqedoninë e Veriut

Parlamenti Evropian në seancën e sotme plenare në Strasburg ka miratuar Rezolutën për Maqedoninë e Veriut. Ministria e Punëve të Jashtme e mirëpret këtë veprim duke thënë se ashtu si deri më tani, Parlamenti Evropian dërgoi një mesazh të qartë politik për rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian dhe fillimit të menjëhershëm të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut.

“Inkurajon fakti që teksti i Rezolutës u mbështet nga një numër i madh deputetësh të Parlamentit Evropian, duke reflektuar mbështetjen e spektrit më të gjerë politik në kuadër të BE-së. Në këtë drejtim, ne mirëpresim thirrjen e Parlamentit Evropian për tejkalimin e çështjeve bilaterale jashtë procesit të anëtarësimit, që është në frymën dhe parimet e procesit të anëtarësimit. Parlamenti e njeh gjithashtu progresin e reformave të vendit dhe gatishmërinë e tij për të nisur menjëherë negociatat me BE-në”, thonë nga MPJ./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments