13 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeMPJ Maqedoni përshëndet miratimin e rezolutës nga PE: Presim vendim për hapjen...

MPJ Maqedoni përshëndet miratimin e rezolutës nga PE: Presim vendim për hapjen e negociatave me BE-në

Ministria e Punëve të Jashtme e përshëndet miratimin e Rezolutës së Parlamentit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut në seancën plenare të sotme në Strasburg.

“Ashtu si deri më tani, Parlamenti Evropian dërgoi një mesazh të qartë politik për rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian dhe fillimit të menjëhershëm të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Inkurajon fakti që teksti i Rezolutës u mbështet nga një numër i madh deputetësh të Parlamentit Evropian, duke reflektuar mbështetjen e spektrit më të gjerë politik në kuadër të BE-së”.Është veçanërisht e rëndësishme që Parlamenti Evropian e rikonfirmoi rëndësinë strategjike të Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmen e tyre si pjesë e familjes evropiane. Fillimi i negociatave të anëtarësimit dhe anëtarësimi në BE është një investim i fortë për stabilitetin, jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe për BE-në, veçanërisht në kontekstin aktual të sigurisë në Evropë. Në këtë drejtim, ne mirëpresim thirrjen e Parlamentit Evropian për tejkalimin e çështjeve bilaterale jashtë procesit të anëtarësimit, që është në frymën dhe parimet e procesit të anëtarësimit. Parlamenti e njeh gjithashtu progresin e reformave të vendit dhe gatishmërinë e tij për të nisur menjëherë negociatat me BE-në”, thuhet në njoftimin e MPJ Maqedoni./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments