Rajoni është zbrazur nga të rinjtë dhe unë kërkoj falje, sepse edhe unë jam në pushtet, tha Pendarovski

51

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka pasur fjalim në Forumin e Prespës për dialog.

Një pjesë të konsiderueshme të fjalimit të tij, ia ka kushtuar të rinjve. Ka kërkuar falje, pasi siç thotë, edhe ai është pjesë e pushteteve në rajon që ndikuan në zbrazjen e rajonit nga fuqia punëtore.

Ndërkaq ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Gjatë 3, 5 dhe 10 vjetët e ardhshme do të doja t’i largonim proceset negative në rajon, të cilat po ndikojnë në zbrazjen e rajonit, për shkak se fuqia më e re, më e mençur e punës e ka lëshuar rajonin dhe në thelb ne nuk do të kemi ku të mbështetemi për të parë rritjen ekonomike në vendin tonë. Për këtë, na ndihmoni, ndihmojuni njerëzve që jetojnë në këtë rajon. Do të doja edhe unë të kërkoj falje për këtë, sepse edhe unë jam njëri nga fuqitë që e është pushtet në këto vende. Por, pa kombinimin e energjive tona, e vizioneve tona, e projekteve tona nuk mundemi të arrijmë sukses”, tha Pendarovski, transmeton TV21.