22.8 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeQeveria njofton se para kujt do të prezantohet Marrëveshja për “Korridorin 8...

Qeveria njofton se para kujt do të prezantohet Marrëveshja për “Korridorin 8 dhe 10D”

Qeveria e RMV-së njofton se përfaqësues të Qeverisë dhe anëtarë të Komitetit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, të kyçur në këtë projekt më të madh të insfrastrukturës, do ta prezantojnë dokumentacionin dhe detajet e Marërveshjes për ndërtimin e dy korridoreve, në procedurë përkatëse parlamentare, njofton KlanM.

Siç përcjell KlanM komunikatën e Qeverisë, qëllimi është që deputetët të njoftohen me përmbajtjen dhe të gjitha detajet e Marrëveshjes për ndërtim të dy korridoreve, që janë në interesin e tyre.

Prezantimi i Marrëveshjes, siç përcjell KlanM, do të zbatohet para të gjithë deputetëve të Kuvendit të RMV-së që posedojnë certifikatë adekuate të sigurisë – thuhet në njoftimin e Qeverisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments