22.8 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeNjësiti special i MPB-së kryen bastisje në Burgun e Idrizovës, mësohet arsyeja!

Njësiti special i MPB-së kryen bastisje në Burgun e Idrizovës, mësohet arsyeja!

Njësiti special i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka kryer bastisje në Burgun e Idrizovës, bëjnë të ditur për TV21 burime brenda burgut.
Të njëjtat burime sqarojnë se bastisja ka ardhur si rezultat i disa aktiviteteve problematike që janë kryer nga dy të burgosur.
Të njëjtit të burgosur, ditë më parë janë transferuar nga pjesa e mbyllur në pjesën gjysmë të hapur, por meqë kanë vazhduar të krijojnë rrëmujë, sot janë kthyer sërish në pjesën e mbyllur.
Burimet në fjalë demantojnë informacionet që qarkullojnë në publik, se bastisja e sotme vjen si rrjedhojë e djegies së veturës ditë më parë të komandantit të burgut./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments