8.5 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeQeveria e RMV-së: Me ligjin për ndërtim parandalohen ndërtimet e paligjshme

Qeveria e RMV-së: Me ligjin për ndërtim parandalohen ndërtimet e paligjshme

Teza se “gjithçka dhe gjithçka do të legalizohet” është e gabuar. Për t’u legalizuar, për shembull në një zonë të mbrojtur, duhet të merret pëlqimi nga një autoritet kompetent, ministri ose institucion tjetër, nëse ato nuk e rrezikojnë atë zonë.

Kështu që është e pamundur të legalizohet çdo objekt në ato pjesë, thonë Qeveria dhe shtojnë se ligji specifikon saktësisht se ku dhe cilat objekte mund të legalizohen.

Ligji është gjithashtu është harmonizuar edhe me opozitën, me disa amandamente që pranohen dhe përfshihen.

Me ligjin, informuan zëdhënësit, parandalojmë ndërtime e egra me çka kamë rritur çmimet për legalizim me plus 50 përqind nga ato rregullare komunale, me të cilën tërhiqen të gjithë ato që kanë qëllim të ndërtojnë ilegalisht.

Ka shumë objekte shtetërore që për arsye të ndryshme nuk janë regjistruar në Kadastër. Ky ligj e mundëson atë, thanë zëdhënësit e Qeverisë, Dushko Arsovski dhe Muhamet Hoxha në konferencën e rregullt për shtyp

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments