20.3 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeFlakron Bexheti-ASH -Artan Grubit: Siguroni rrogat e punëtorëve të NPK Tetova, lerëni...

Flakron Bexheti-ASH -Artan Grubit: Siguroni rrogat e punëtorëve të NPK Tetova, lerëni zorrat për propagandë!

Zëdhënësi i ASH-së, Flakron Bexheti përmes një postimi në facebook ka ironizuar dhe kritikuar zvkryeministrin Artan Grubi, që mbrëmë u shfaq në rrugët e Çairit me zorrë duke pastruar rrugêt. Ja postimi i Bexhetit:

Mendoj se ky veprim i Zv Kryeministrit të parë Artan Grubit i cili e merr zorrën e ujit per ta pastruar vetë rrugën para xhamisë me nijetin e tij për sa për ta bërë një video, dhe pak PR për famë apo popullaritet është gjesti ma palidhje dhe më i cekët që mund të bëjë një politikan, si Artan Grubi duke te kriju neveri ndaj politikës dhe politikanit

Nuk e di si është me punonjësit e ndërmarjes publike të Çairit, por ajo që mund ta them është se personalisht ma kanë denoncuar punonjës te ndërmarrjes publike Tetova, se ju vonohen pagat dhe për me shumë se 10 muaj Komuna e Tetovës nuk ju kishte paguar kontributet për sigurim shëndetësor dhe pensional. Dhe kjo është detyra e Grubit dhe kolegëve të tij tju sigurojnë punonjësve paga, kushte dhe mundësi, dhe jo ti përbuzin ata.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments