13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeQeveria e Maqedonisë së Veriut i përgjigjet Bidenit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i përgjigjet Bidenit

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljupço Nikollovski, është deklaruar në lidhje me vendimin e presidentit Joe Biden, që të gjithë personat që shkelin Marrëveshjen e Ohrit dhe të Prespës, të futen në listën e zezë të personave të padëshirueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nikollovski ka deklaruar se ky vendim i Biden-it është porosi për ata që bllokojnë proceset integruese të Maqedonisë së Veriut. “Qytetarët kanë vendosën të qëndrojnë prapa Marrëveshjes së Ohrit dhe Prespës dhe ato janë themelet e kësaj rruge të re, e kësaj shoqërie të re të transformuar, me marrëdhënie ndëretnike stabile, e orientuar drejt përparimit, integrimit dhe mendoj se kjo është porosi për të gjithë ata që i bllokojnë dhe duan t’i bllokojnë të gjitha proceset në shtet”, ka thënë Nikollovski. Tutje, ai ka deklaruar se SHBA-të kanë mbështetur fortë këto dy marrëveshje, dhe siç ka shtuar, jo rastësisht vjen ky vendim nga Biden./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments