17.3 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaPutini ia uron fitoren Macronit

Putini ia uron fitoren Macronit

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar presidentin francez Emmanuel Macron për rizgjedhjen e tij dhe mposhtjen e kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen, tha sot Kremlini.

“Sinqerisht ju uroj suksese në aktivitetet tuaja shtetërore, si dhe shëndet të mirë dhe mirëqenie”, tha Putin në një telegram drejtuar Macronit, sipas një deklarate të Kremlinit.

Macron ishte një nga liderët e paktë perëndimorë që kontaktoi Putinin pasi Moska vendosi trupa në Ukrainë, duke kaluar orë të tëra në telefon duke u përpjekur për të negociuar një zgjidhje të konfliktit.
Por ndërkohë që i mban të hapura kanalet e saj diplomatike ndaj Moskës, Franca, nën drejtimin e Macron, i është bashkuar breshërisë së sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj Rusisë për fushatën e saj ushtarake.

Macron siguroi fitoren ndaj Le Pen në raundin e dytë të votimit gjatë fundjavës, duke mundur rivalin e tij të ekstremit të djathtë, i cili është akuzuar për lidhje me Rusinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments