17.3 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaSulmohen pesë stacione të trenave në Ukrainë

Sulmohen pesë stacione të trenave në Ukrainë

Kreu i hekurudhave në Ukrainë ka konfirmuar se këtë mëngjes, pesë stacione trenash në pjesën qendrore dhe atë perëndimore të Ukrainës janë përfshirë nga zjarri.

Oleksander Kamyshin ka raportuar për dëme materiale, por duke mos dhënë detaje tjera lidhur me stacionet e përfshira nga zjarri.

“Pesë stacionet janë bombarduar gjatë një ore. Një prej trenave që kishte mbi 16 pasagjerë është vonuar për në destinacion. Ka pasur dëme materiale, pasi rusët po vazhdojnë të shkatërrojnë infrastrukturën hekurudhore të Ukrainës”, ka shkruar ai në Twitter.

Kujtojmë se të paktën 50 persona, përfshirë pesë fëmijë janë vranë kur ditë më parë forcat ruse kryen sulme ajrore në një stacion të trenave në Kramatorsk.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments