11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaPublikohet bilanci i fundit rreth koronavirusit në botë, SHBA mbetet vendi më...

Publikohet bilanci i fundit rreth koronavirusit në botë, SHBA mbetet vendi më i prekur

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i të infektuarve me koronavirus në mbarë botën ka shkuar në 3 milionë e 428 mijë persona, ndërsa numri i viktimave në 243,837.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten në vendin e parë në botë me më së shumti të vdekur dhe të infektuar. Deri të dielën në mëngjes, në këtë shtet janë shënuar 67,448 viktima dhe 1,133,069 të infektuar.

Italia është në vendin e dytë për numrin më të madh të viktimave me 28,710 raste fatale, por tash i ka vetëm rreth 600 viktima më pak se Britania e Madhe, e cila ndodhet në vendin e tretë me 29,131 të vdekur. E katërta është Spanja me 25,100 viktima të Covid-19.

Në anën tjetër, Spanja është e dyta në botë për numrin e të infektuarve me 216,582 të prekur. Pas saj vijnë Italia me mbi 209 mijë, Britania e Madhe me 183 mijë dhe Franca me mbi 168 mijë të infektuar me koronavirus.

Sa i përket numrit të të shëruarve, në botë deri më tani janë regjistruar 1 milion e 95 mijë raste të tilla. Më së shumti të shëruar ka në Shtetet e Bashkuara – 175 mijë, pastaj në Gjermani 130 mijë dhe në Spanjë 117 mijë./Gazeta Sinjali/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments