17.8 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmePTHP: Autopsia për Vanjën nuk është gati, të mos përhapen spekulime

PTHP: Autopsia për Vanjën nuk është gati, të mos përhapen spekulime

Prokuroria apelon sërish që të mos përhapet dezinformata në lidhje me vrasjen e Vanjës, veçanërisht ato që kanë publikuar disa nga mediat serbe dhe kroate, ndërsa mediat e Maqedonisë kanë përcjellë disa nga artikujt që përhapin teori të ndryshme konspirative.
“Prokuroria Themelore Shkup është në komunikim dhe shkëmbim të vazhdueshëm të të dhënave me Institutin e Mjekësisë Ligjore. Raporti i autopsisë ende nuk është përgatitur dhe nuk dorëzuar në prokurori. Aktualisht janë nën hetim veprimet e të gjithë të përfshirëve, për të cilat mblidhen çdo ditë provat verbale dhe materiale dhe krahasohen me njëra-tjetrën. Prokuroria Publike apelon që të mos shpërndahen informacione të paverifikuara që mund të dëmtojnë procedurën, por edhe të shqetësojnë më tej opinionin”, thonë nga Prokuroria, duke shtuar se nuk është një autopsi e zakonshme, por nuk mund të ndajnë më shumë detaje sepse duke bërë kështu, do të dëmtonin hetimin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments