www.telegrami.mk
Kandidaturën për rektor e ka paraqitur edhe profesori Fehari Ramadani, duke u bërë kandidati i i dytë për të parin e Universitetit të Tetovës. Kandidaturat e tyre pritet ti paraqesin edhe disa profesorë të këtij institucioni arsimor, deri në ditën e fundit, 13 maj, kur edhe mbyllet afati.
Konkursin për rektorin e ardhshëm, Universiteti i Tetovës e shpalli më 4 maj. Ndryshe nga konkursi i fundit, këtë herë kandidatët duhet të plotësojnë dy kushte: të jenë shtetas të RMV-së dhe të jenë profesor të rregullt (ordinar).
Konkursi është i hapur deri më 13 maj.
Kujtojmë se konkursi i fundit për rektor në UT u përcoll me shumë bujë, tensione dhe akuza për ndikime politike, ku tre kandidatë u tërhoqën nga gara ku mbeti vetëm Jusuf Zejneli i cili u zgjodh rektor.
================================================
P.S Çështja se kush duhet të jetë rektor në Universitetin e Tetovës zakonisht varet nga disa faktorë: kriteret akademike, përvoja menaxheriale, mbështetja brenda universitetit dhe procesi zgjedhor institucional …Por edhe qytetarët kanë të drejtë të japin mendime debative dhe kritike për çështje publike, përfshirë universitetet, politikën, komunat apo figurat publike. Kjo është pjesë e lirisë së shprehjes në një shoqëri demokratike.
Për shembull, të thuash se një kandidat për rektor në Universiteti i Tetovës i plotëson ose nuk i plotëson kriteret akademike është mendim legjitim publik. Edhe diskutimi nëse drejtuesit duhet të kenë lidhje me qytetin apo rajonin është debat normal shoqëror.
Kufiri është që debati të mos kalojë në:
- shpifje ose akuza pa prova,
- gjuhë urrejtjeje,
- fyerje personale,
- nxitje dhune apo diskriminimi.
Debati i argumentuar, edhe kur është i fortë politikisht apo emocionalisht, është pjesë normale e jetës publike…
Kandidati më serioz nga ajo që përfolet ndër qytetarët e Tetovës nga kandidaturat mbetet Prof.Dr Fehari Ramadani .Nuk ka njolla veprimtarie -AFERA…Rektori Aktual Prof.Dr Jusuf Zejneli është 4 vite …pra veprimtaria e tij si Rektor aktual, veç më, është në peshore të opinionit publik.
========================================
Mesut Shabani Tetovë

