BallinaLajmeProtesta e studentëve shqiptarë, Mickoski u thotë për durim: Shumë shpejtë do...

Protesta e studentëve shqiptarë, Mickoski u thotë për durim: Shumë shpejtë do të dalim me propozim zgjidhje

Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar sot paralajmërimin e studentëve shqiptarë për protestën e dytë më 18 maj, lidhur me kërkesën për mbrojtjen dhe dhënien e provimeve shtetërore në gjuhën shqipe.

Ai deklaroi se Qeveria po punon për një zgjidhje konkrete dhe se shumë shpejt pritet të prezantohet një propozim në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe standardet ndërkombëtare.

“Është çështje për të cilën ne si qeveri punojmë. Jam i bindur që shumë shpejt do të dalim me propozim zgjidhje. Jam i bindur që ai propozim do të jetë sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, dhe sipas standardeve ndërkombëtare, kështu që unë i lus të gjithë ata që janë pjesë e këtij procesi që të jenë të durueshëm”, deklaroi Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments