13.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaPse duhej që Shteti Islamik të sulmonte Rusinë?

Pse duhej që Shteti Islamik të sulmonte Rusinë?

Nga Will Vernon, BBC

Pretendimi i një filiali të Shtetit Islamik se qëndron pas sulmit në Moskë, nëse vërtetohet i saktë, do të ishte i fundit në një numër sulmesh të lidhura me islamistët në Rusi ose kundër Rusisë në vitet e fundit.

Një avion rus u hodh në erë mbi shkretëtirën Sinai të Egjiptit në vitin 2015 me 224 persona në bord, shumica prej të cilëve shtetas rusë.

Ky sulm u mor përsipër nga Shteti Islamik, i cili më vonë publikoi një fotografi të mjetit shpërthyes.

Në vitin 2017, një sulm me bombë në metronë e Shën Petersburgut, që vrau 15 persona, ishte gjithashtu i lidhur me islamikët radikalë.

Grupet militante kanë luftuar forcat ruse në rajonin e Kaukazit të Veriut të vendit për dekada.

Një numër i madh i tyre u dyndën në Siri për t’iu bashkuar Shtetit Islamik kur grupi u formua 10 vjet më parë. Disa militantë, që veprojnë në Kaukazin e Veriut rus, kanë deklaruar besnikëri ndaj Shtetit, thonë ekspertët.

Por grupi specifik që ka marrë përsipër sulmin e djeshëm, ISIS-K, është dega e Shtetit Islamik në Khorasan – një term i vjetër për një rajon që përfshin pjesë të Iranit, Turkmenistanit dhe Afganistanit.

Ekspertët e kundër-terrorizmit thonë se Rusia e ka gjetur veten “në shënjestër” të ISIS-K, që kritikon shpesh presidentin Putin në propagandën e tij.

Ai akuzon Kremlinin për mizori kundër popullit mysliman në fushatat ushtarake në Çeçeni dhe Siri, si dhe në pushtimin e Afganistanit të epokës sovjetike.

/Shqip.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments