7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeProtestë në Gjorçe Petrov kundër “mafisë urbane”

Protestë në Gjorçe Petrov kundër “mafisë urbane”

“Stop mafisë urbane”. Me këtë moto, banorët e lagjes Gjorçe Petrov në Shkup protestuan sot kundër ndërtimit të një kompleksi banimi në lokalitetin Juria. Ata kanë bllokuar rrugën kryesore në mesditë, duke kërkuar që autoritetet lokale ta zvogëlojnë numrin e kateve të ndërtesave të planifikuara. Ata janë revoltuar sepse askush nuk i ka konsultuar për këtë projekt.

“Me ngritjen e ndërtesave 60 metra dhe ardhjen e 3000 banorëve në këtë pjesë, me ndërtimin e mbi 800 apartamenteve, do të ketë ndryshime demografike si dhe do të ndryshoje cilësia e jetës dhe funksionimi normal i gjithë komunës. Vetëm në këtë vend, me ndërtimin e këtyre ndërtesave, aspekti humanitar i jetesës do të rrezikohet dhe probleme shtesë janë mungesa e shkollave dhe kopshteve për banorët e rinj”.

Komuna Gjorçe Petrov njoftoi se lartësia maksimale prej 17 kateve është e vlefshme vetëm për një pjesë të vogël të parcelës, qarkullimi i ajrit nuk do të pengohet dhe është planifikuar një zonë e konsiderueshme me gjelbërim. Do të kërkohen zgjidhje moderne arkitekturore për ndërtesat e ardhshme. Mosbesimi i qytetarëve kur bëhet fjalë për investime në ndërtim është ndoshta i justifikuar, pasi që prej vitesh në kryeqytet ka raste të punimeve të ndërtimit pa respektuar standardet e nevojshme, dhe po ndërtohet pa leje.  Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, tha javën e kaluar se kishte rreth 140 ndërtesa të paligjshme në kryeqytet. Ai u bëri thirrje institucioneve kompetente të bëjnë punën e tyre, sepse Qyteti nuk kishte kompetenca mbi këto objekte. Këtë verë, vëmendja e publikut u përqendrua kryesisht në ndërtimin te “Mavrovasja”. Objekti u rrënua, por mbeturinat e ndërtimit u lanë aty ditë me radhë. Nga ana tjetër, puna me makineritë e rënda, la pas trotuare dhe pllaka të thyera, si dhe shufra metalike të hequra. Komuna e Çairit për Alsat tha se punëtorët e saj do ti pastrojnë mbeturinat.

Komuna e Çairit

“Të gjitha hapat e nevojshëm janë ndërmarrë për këtë dhe në ditët në do të fillojë vijim procesi i punës .”

Pastaj mjedisi duhet të riparohet, gjë që është përgjegjësi e Qytetit të Shkupit. Nga atje, për Alsat thonë se do të rregullojnë infrastrukturën e dëmtuar pasi të hiqen mbetjet e ndërtimit të paligjshëm.

Alsat

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments