3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) VMRO PRETENDON SE KOMPANIA K.I.P JELLAK ËSHTË OFFSHORE E REGJISTRUAR NË...

(VIDEO) VMRO PRETENDON SE KOMPANIA K.I.P JELLAK ËSHTË OFFSHORE E REGJISTRUAR NË PANAMA

Në vazhdën e publikimeve për investimet e biznesmenit kontravers në qytetin e Tetovës, deputeti dhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski thotë se pas ndërtimeve në “Jellak”, qëndron kompania, nën pronësi të “Adastra Grup Korp”, e regjistruar në Panama. Nikollovski thotë se menaxheri i “Ndërtimeve në Jellak”, Miodrag Daka Davidovoviq, është edhe pronar i kompanisë “Adastra Grup Korp”, e cila sipas tij është e regjistruar në tatimin dhe parajsën e ofshor Panamas, për çka publikon edhe dokumente. Ai thotë se një javë  pasi e ka bërë publikimin e parë për këtë rast, akuzon institucionet kompetente që nuk kanë reaguar si dhe dy liderët e partive më të mëdha në pushtet Zoran Zaev dhe Ali Ahmetit, se përse nuk kanë dhënë ndonjë reagim për prapavijën politike të këtij rasti.

Aleksandar Nikolloski, VMRO-DPMNE

“Në opinion është e njohur se këto kompani offshore shfrytëzohen për transaksione të dyshimta, për vendosje të kapitalit me origjinë të dyshimtë, në destinacione të panjohura. Gjithashtu është e njohur edhe afera  e madhe ‘Panama Pejpërs’ se destinacioni offshor në Panama ka qenë vend i parapëlqyer i biznesmenëve me kapital të dyshimtë, shpesh të fituar në mjediset e ish-bllokut lindor”.

Deputeti nga radhët e Alternativës Isni Ismaili, një ditë më parë ka reaguar duke thënë se Teuta Arifi dhe stafi i saj duhet t’i përgjigjen opinionit përse është ndryshuar Plani Detal Urbanistik duke mundësuar një ndërtim që do ta ketë fitim jo më pak se 200 milion euro. Edhe Eco Guerilla kërkoi hetim për shitjen e pronës së KIP Shik Jelak në Tetovë për të cilën thonë se bashkë me rrethanat e dyshimta nga përgjimet e dëgjuara nga biznesmeni kontravers serbo-malazez, përbëjnë bazë të mjaftueshme për ngritjen e hetimeve për këtë rast dhe ngrirjen e menjëhershme të të gjitha procedurave të mëtejshme në urbanizimin e bllokut urban 57A.

Para disa ditesh, kryeministri Zoran Zaev, lidhur me këtë rast deklaroi se pronësia e biznesmenit serb tek objekti i Shik Jellakut ku planifikohen investime është siguruar në kohën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, gjegjësisht në vitet 2014-2015. Megjithatë, ai e mbështeti planin e miratuar detal urbanistik në Tetovë, duke e arsyetuar se me të zgjerohet qyteti në pjesët periferike dhe mbrohet zona qendrore e Tetovës.

Emine Ismaili /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments