3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeProtestë kundër paraleleve në shqip. Drejtori vonohet me kërkesën për hapjen e...

Protestë kundër paraleleve në shqip. Drejtori vonohet me kërkesën për hapjen e paraleleve shqipe

Pas thirrjes që bënë dje për të dalë në protesta kundër hapjes së paraleles në gjuhën shqipe,

sot herët në mëngjes prindërit e fshatit Jurumleri u mblodhën para shkollës Njegosh.

Disa banorë që intervistuam, thanë se nuk duan që fëmijët shqiptarë nga fshatrat përreth të vijnë në shkollën Njegosh dhe të mësojnë dhe thonë se nëse do të vijnë këtu të mësojnë do të ketë konflikt mes nxënësve.

Pasi përfundoi protesta, shkuam edhe në Idrizovë ku 13 fëmijët ende nuk kanë filluar ditën e parë në shkollë.

Ata duan që në shkollën fillore Njegosh që e kanë më të afërt të mësojnë në gjuhën shqipe nga klasa e pestë deri në të nëntën.

Melisa ende nuk i ka librat e klasës së 6. Ajo i ka blerë fletoret por nuk arrin t’i mbushë me ushtrime.

Nëna e saj mundohet ta ndihmojë që mos humbasë shumë me mësime.

Shkuam për të marrë përgjigje nga drejtori se a ka bërë kërkesën në Komunën e GaziBabës që të hapet paralele shqipe në shkollën Njegosh. E tek dera na priti sigurimi.

Para disa ditëve po në dyert e shkollës protestuan prindërit e fëmijëve shqiptarë, ku pas protestës ministri i Arsimit Arbër Ademi bëri një takim me drejtorin dhe kryetarin e komunës, ku u premtua zgjidhje në një afat të shkurtër.

Para një jave, Tv21 pyeti drejtorin e shkollës Njegosh, se a do të bëjë kërkesën për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe por dhe atë ditë ai nuk kishte përgjigje por vetëm buzëqeshi.

Kanë kaluar më shumë se një javë dhe ende nuk është bërë asgjë. Ministria po pret kërkesën e drejotit i cili duhet ta bëjë për të kërkuar hapjen e paraleles në gjuhën shqipe. Mirëpo ai deri më tani nuk e ka bërë një gjë të tillë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments