15.3 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeProtestë kundër Hagës / Thirrje për ndryshimin e Ligjit për Specialen.Kundërshtohet në...

Protestë kundër Hagës / Thirrje për ndryshimin e Ligjit për Specialen.Kundërshtohet në Prishtinë dënimi ish kreut të UÇK-së, Salih Mustafa.

Mesdita e së shtunës nxori në sheshet e Prishtinës qytetarët e Kosovës për të kundërshtuar dënimin e ish-Komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa nga Gjykata Speciale në Hagë.

“Jo në emrin tim” e të prirë edhe nga djali i Komandant Calit, protestuesit thonë që padrejtësisht Mustafa u dënua me 26 vjet burg për krime lufte nga Dhomat e Specializuara.

Lirim nga aktakuza u kërkua edhe për krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, si dhe për Pjetër Shalën, meqë sipas organizatës së veteranëve të luftës, kjo tregon qartë se Gjykata Speciale po gjykon njëanshëm.

Nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek Kuvendi i Kosovës marshuan edhe Partia Social Demokrate që kërkojnë ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

Pjesë e protestës ishin edhe disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, që po ashtu kundërshtuan dënimin e Salih Mustafës.

Komandant Cali u dënua me 26 vjet burg nga Gjykata Speciale për krime lufte, sa ishte udhëheqës në Zonën Operative të Llapit, duke e bërë kështu vendimin e parë të Gjykatës Speciale.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments