11.5 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeProtesta pas shtrenjtimit të energjisë, jep dorëheqje Qeveria e Kazakistanit

Protesta pas shtrenjtimit të energjisë, jep dorëheqje Qeveria e Kazakistanit

Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, e ka pranuar dorëheqjen e Qeverisë pas ditës së tretë të protestave të nxitura nga rritja e madhe e çmimit të energjisë.

Në një dekret presidencial të datës 5 janar thuhet se Toqaev e ka pranuar dorëheqjen e Qeverisë “në përputhje me Nenin 70” të kushtetutës. Presidenti e caktoi zëvendëskryeministrin e parë, Alikhan Smailov, si kryeministër në detyrë.

Toqaev më herët nënshkroi një dekret për shpalljen e gjendjes emergjente në rajonet Almaty, Mangystau dhe Zhanaozen deri më 19 janar, shkruan Free Europe, përcjell Gazeta Express.

Në një fjalim të publikuar më 4 janar, Toqaev tha se qeveria nuk do të binte dhe se ajo dëshiron besim e dialog reciprok e jo konflikt.

Thirrja e tij erdhi pak kohë pas raportimeve se forcat e sigurisë përdorën granata shoku përderisa qindra protestues u munduan që ta sulmonin zyrën e kryetarit të qytetit më të madh kazak, Almaty, të martën në mbrëmje.

Policia përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit në sheh, pasi disa vetura të policisë u dogjën. Më herët, policia kazake ndaloi disa gazetarë të Radios “Evropa e Lirë” që ishin duke i mbuluar protestat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments