16 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaGjermani- Lista e re : Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk...

Gjermani- Lista e re : Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë në listën e vendeve të rrezikuara nga virusi Corona.

Vendet e Ballkanit Perëndimor

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë për momentin në listën e vendeve të rrezikuara nga virusi Corona. Kjo do të thotë se për udhëtarët që vijnë në Gjermani nga këto vende nuk ka obligim karantinimi. Vetëm personat e pavaksinuar, që vijnë me avion, duhet të kenë një test negativ, antigjen apo PCR. Të vaksinuarit dhe të shëruarit në gjashtë muajt e fundit nuk kanë nevojë për teste dhe karantinim.

Gjermania e rrethuar nga vendet e rrezikuara

Klasifikimi si zonë me rrezik të lartë ka efekte të rëndësishme vetëm për udhëtarët e pavaksinuar: ata duhet të kenë teste negative dhe të qëndrojnë në karantinë për dhjetë ditë kur hyjnë në Gjermani. Pas pesë ditësh, ata mund të testohen, e nëse testi rezulton negativ, lirohen nga karantina. Personat e vaksinuar apo shëruar në gjashtë muajt e fundit nuk kanë nevojë për karantinë. Gjermania aktualisht i klasifikon të gjitha vendet fqinje si zona me rrezik të lartë – me përjashtim të Austrisë dhe Luksemburgut.

Ndërsa kur dikush vjen nga zonat e variantit të virusit në Gjermani – ka edhe një detyrim karantine 14-ditore, e cila nuk mund të shkurtohet. Kjo vlen edhe për ata që janë vaksinuar apo shëruar. Përveç kësaj, ekziston një ndalim i përgjithshëm i ardhjes së shtetasve të këtyre vendeve. Kjo nuk vlen për shtetasit gjermanë apo të huajt që kanë vendbanimin në Republikën Federale të Gjermanisë, si dhe grupe të caktuara profesionale.

Varianti shumë ngjitës Omikron u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut para më shumë se një muaj. Ndërkohë, varianti Omikron po përhapet me shpejtësi edhe në Gjermani. Sipas ekspertëve, Omikron së shpejti do të jetë varianti dominues në Gjermani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments