11.3 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaOpinionDritan Goxhaj/ NATO-s dhe perëndimit nuk i del arithmetika në Ukrainë

Dritan Goxhaj/ NATO-s dhe perëndimit nuk i del arithmetika në Ukrainë

Pjesa e parë

Financimi amerikan dhe sindroma Paraguajane për Ukrainën.

Ndërkohë që Kongresi Amerikan votonte më në fund ndihmën e shumë pritur amerikane për Ukrainën e cila është në shumën e 61 bilion dollarëve, në kufirin e Polonisë me Ukrainën ishin rreshtuar karvane të gjata të mjeteve të blinduara amerikane dhe disa dhjetëra tanke të dhënë nga europianët, të cilat presin vetëm firmën e presidentit amerikan për të hyrë në Ukrainë. 

E gjithë kjo ndihmë ushtarake që ka që 6 muaj që propagandohet nga ana e amerikanëve dhe gjithë perëndimit, e ekspertëve të tyre të paguar për këtë punë sikur kjo do të jetë shpëtimi i Ukrainës, duket se nuk është asgjë tjetër por vetëm një përgatitje për një kundërofensivë të re të ukrainasve ndaj rusëve në linjat e frontit. Linja këto të cilat ka që prej shkurtit që po lëvizin gati çdo ditë përpara në favor të rusëve të cilët po sulmpojnë çdo qëndër të fortifikuar të ukrainasve në gjithë këtë front prej 1200km.

Shumica e njerëzve të cilët as nuk janë marrë ndonjëherë me çështje ushtarake, por as me çështje të historisë ushtarake vërtet besojnë se kjo ndihmë prej 61 bilion dollarësh do e shpëtojë Ukrainën nga bataku ku e kanë futur. 

Për t’jua bërë më të lehtë këtyre njerëzve dhe gjith atyre që bëjnë tifozllik për vazhdimin e kësaj lufte po paraqes këtu poshtë një historik të shkurtët të financimeve amerikane të këtyre lloj luftërave, në mënyrë që të kuptojmë sëbashku se çfar do të thotë.

Kam vendosur ta titulloj “çeqet bilionëshe të Kongresit Amerikan për financime luftërash të dështuara”.

1. Në luftën e Vietnamit SHBA financuan 600 bilion dollarë qeverinë e korruptuar të Vietnamit të Jugut dhe ndërhyrjen e forcave amerikane atje, por Amerika  e humbi atë luftë duke u tërhequr me turp prej aty në vitin 1975.

2. Po në vitin 1975 Kongresi Amerikan vendos të fiancojë 490 milin dollarë një luftë të tipit proxy në Angola, ku SHBA sëbashku me shtetin aparteid të Afrikës së Jugut morrën pjesë në këtë luftë civile në Angola dhe e humbën atë përballë forcave Angoleze MPLA (Lëvizja Clirimtare Popullore e Angolës).

3. Në vitet 1984-1986 Kongresi Amerikan vendosi të financojë me 149 milion dollarë luftën e kontras të ngritur e drejtuar nga CIA kundër forcave sandiniste në Nikaragua, duke e humbur atë.

4. Kongresi Amerikan aprovoi midis viteve 2001-2006 një shumë prej 288 bilion dollarë për të fianacuar ndërhyrjen amerikane në Irak dhe më pas kjo shumë shkoi në total 757.8 bilion dollarë deri në fund kur trupat amerikane u tërhoqën nga Iraku me kërkesë të vet qeverisë irakene duke lënë 200 mijë civilë të vrarë.

5. Kongresi Amerikan aprovoi 2 trilion dollarë për luftën në Afganistan, në të cilën harxhonte 300 milion dollarë për ditë, dhe pas 20 viteve qëndrim aty një ditë të bukur u tërhoqën duke përsëritur turpin historik të Vietnamit, duke lënë në atë vend rreth 150 mijë civilë të vrarë pa llogaritur këtu 66 mijë pjesëtarë të forcave Afgane të vrarë në luftë me Telebanët, dhe pa llogaritur këtu 7438 pjesëtarë të forcave amerikane dhe vendeve të NATO-s të vrarë.

Dhe tashti Kongresi me nxitje nga Shtëpia e Bardhë miratoi shumën shtesë prej 61 bilion dollarëve për qeverinë e korruptuar të  Ukrainës e cila e ka marrë tashmë me kohë fatin e gjith luftërave të tjera të financuara nga SHBA.

Pamvarësisht se ky financim në mjete ushtarake dhe ndihma të tjera të këtij lloji po propagandohet sikur kjo do bëjë ndryshimin për Ukrainën, në realitet nuk do bëjë asgjë më shumë vetëm se do shtojë agoninë e trupave ukrainase, do shtojë më shumë numrin e të vrarëve në rradhët e popullit ukrainas të cilin po e çojnë drejt asaj që njihet si “Sindroma Paraguajane”. 

Kur Paraguaji humbi luftën me Argjentinën, Brazilin dhe Uruguajin në shekullin  e 18, doli nga kjo luftë me një popullsi të reduktuar 4 herë më pak seç ishte në fillim, dhe duke qënë se kishte humbur 85% të popullatës mashkullore e bëri me detyrim poligaminë me qëllim që të shtonte sërish numrin e popullatës.

Është e çuditshme se si perëndimi edhe pas dy vjet lufte nuk ka arritur akoma ta kuptojë se dërgimi i disa ndihmave ushtarake pa pasur një doktrinë, dhe pa pasur një plan të mirëfilltë për vazhdimin e kësaj lufte, nuk e ndryshon dot as mbarëvajtjen e luftës dhe as rezultatin e saj të deri tanishëm, i cili që prej fillimit të kësaj lufte ka qënë dhe vazhdon të jetë në favor të rusëve.

Pasi në fund të fundit lufta është arithmetikë, dhe këtu arithmetika nuk del në favor të Ukrainës. 

Por për këtë do flas në pjesën e dytë të këtij shkrimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments