8.5 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeKryetari i TDP Dr. Beycan İlyas (Partisë Demokratike Turke) reagon për rezultatet...

Kryetari i TDP Dr. Beycan İlyas (Partisë Demokratike Turke) reagon për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale

Kryetari i TDP (Partisë Demokratike Turke) Dr. Beycan İlyas dha një deklaratë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale. Ilyas në postimin e tij tha: “Një politikan në vend gjatë fushatës ka pohuar se do të merrte shumicën e votave turke përkundër vendimit të TDP-së për koalicionimin me Frontin Evropian, ndërsa sot, këto vota i mohon. Votuesit tanë, patjetër që do ta kenë parasyshë këtë deklaratë. Nga ana tjetër përballemi me një situatë ku një lider partie apelon për mobilizim që mos të votohet një turk në njësin zgjedhore numër 3, dhe në fakt, në ditën e zgjedhjeve arrestohen 2 aktivistë tanë turk në Shtip dhe 1 në Radovish. Zotërinj, një minutë, çfar po ndodh me ju!!! Kush jeni ju që në vendin tim ti drejtoheni dhe ti trajtoni turqit ne këtë mënyre. Mendoj se shpejt harruan se kush janë turqit? Gjithsesi, do t’ju kujtojmë se kush jemi në 8 maj. GËZUAR FITORJA JONË. Le të jetë fitorja jonë një dhuratë për praninë turke në këtë vend. Urime Bujar. Urime Fronti Evropian. Urime familja madhe e TDP-së.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments