15.5 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË /KUMTESË

SPB TETOVË /KUMTESË

Më 24.04.2024 në ora 10.50 dhe në orën 12.25
zyrtarët e policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria
personat A.D.(28) dhe A.D.(21), të dy nga Neproshteni i
Tetovës, nën dyshimin se rreth orës 04.00 në një kazino
në rrugën rajonale Tetovë-Jazince nën kërcënimin e
armëve të zjarrit, nga punonjësit kanë morrë para. Ata
janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pasi të
dokumentohet çështja do të përgaditet parashtresë
përkatëse.
….
Më 24.04.2024 në orën 17.00 zyrtarë të policisë të
SPV-Tetovë, në bazë të urdhrit të gjykatës, kanë
arrestuar personin A.M.(42) nga Tetova, i cili
kërkoheshte me urdhër për të vuajtur dënimimin me
burg prej 1 vit e 6 muaj, për veprën e kryer penale të
dënueshme sipas nenit 288 dhe nenit 396 të Kodit
Penal. Ai është dorëzuar në burgun Institucionin
korektues penal-burgu Idrizovë në Shkup për vuajtjen e
dënimit me burg.
…..
Më 24.04.2024 në orën 22.15 në Gostivar, zyrtarët
e policisë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga liria
personin S.E. (60) nga Gostivari, pas një raporti të
mëparshëm se ai kishte fotografuar fletën e votimit gjatë
votimit të djeshëm për zgjedhjet presidenciale. Pas
dokumentimit të çështjes do të pasoj parashtresë
përkatëse.
……


Më 24.04.2024 në ora 18.45, efektivët e policisë
nga SPB-Tetovë para hyrjes së shkollës fillore në Tetovë
kanë arestuar personin Gj.J.(37) nga Tetova, sepse
kishte treguar sjellje agresive ndaj zyrtarit policorë i cili
po siguronte mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale. Pas
dokumentacionit të çështjes, kundër tij do të përgaditet
parashtresë përkatëse
……
Më 25.04.2024 në orën 02:20 efektivët e policisë
nga SPB-Tetovë në rrugë ,,Kiro Ristoski – Drnc” në
Tetovë, kanë arrestuan personin Gj.M. (42) nga Tetova
sepse ishte sjellur në mënyrë agresive ndaj tyre deri sa
po ndërmernin veprime zyrtare. Ai është mbajt në
stacionin policor të Tetovës për procedura të mëtejshme
dhe kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më 24.04.2024 rreth orës 12.00 në SPB-Tetovë
është raportuar se në rrugën ,,113” në Tetovë, vetura
audi me targa regjistrimi të tetovës, të drejtuar nga M.A.
(64) nga Shipkovica e Tetovës, ka aksidentuar një
këmbësorë të mitur nga Tetova. Në aksident lëndime të
rënda trupore ka pësuar këmbësori, të konstatuara në
Spitalin Klinik në Tetovë. Inspektimi në vendin e
aksidentit e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.
…..
Më 24.04.2024 në orën 21.30 në DPB-Gostivar
I.S. (65) nga Gostivari ka raportuar se në rrugën “101”
në Gostivar është kafshuar nga një qen endacak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments