13.2 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeProtesta në Prishtinë/ Kurti i kthehet parullës së vjetër në tubimin partiak:...

Protesta në Prishtinë/ Kurti i kthehet parullës së vjetër në tubimin partiak: Jo negociata, Vetëvendosje!

Lideri i Lëvizjes Vetvëndosje, Albin Kurti, ka marrë fjalën i fundit në tubimin e partisë së tij për nder për 15-vjetorin e themelimit të LVV-së. Kurti ka folur edhe për 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Ndonëse si Kryeministër ishte shfaqur i gatshëm për të biseduar me Serbinë, Kurti i është rikthyer kohës kur kundërshtonte negociatat duke e përmendur edhe parullën e famshme.

Kurti fillimisht numëroi arritjet që, sipas tij, i ka pasur Vetëvendosje në 15 vjetët e ekzistencës së saj, pastaj foli për Ditën e Çlirimit të Kosovës.

“15 vjet janë shumë për jetën e një njeriu, por janë pak për të gjithë këto arritje të Levizjes Vetëvendosje”.

Kurti kujtoi ndërhyrjen e NATO’s dhe hyrjen e forcave këmbësore në qershor të vitit 1999.
“Para 21 vjetve, këmbësoria e NATO’s hyri në Kosovë duke shënuar fundin e luftës dhe çlirimin e Kosovës. Sot e festojmë me gjakun e dëshmorëve, me luftën e UCK’së. Sot e kujtojmë edhe gjenocidin, vrasjen e civilëve dhe zhdukjen e tyre, përdhunimin, dëmtimin e pronës e infrastrukturës”, tha lideri i VV’së.

“Sot i jemi mirënjohës NATO’së dhe SHBA’së për ndihmën e mbështetjen e vazhdueshme për ndërtimin e një shoqërie demokratike”, ka shtuar Kurti.

Pas çlirimit nga okupatori i jashtëm, filloi sundimi nga brenda”, tha Kurti, duke përmendur fillimisht administrimin e UNMIK’ut e më pas kastën politike që mori pushtetin.

Duke folur për nismën e VV’së, Kurti kujtoi parullën “Jo negociata, Vetëvendosje”.
Ai kujtoi protestat e LVV’së përgjatë viteve dhe aktivistët, që vdiqën. “Kanë rrahur e maltretuar shumë prej nesh. Kanë vrarë disa prej nesh, sikurse Mon Balajn e Arbenin në 2007, e Astrit Deharin që e mbyten në burg”, tha Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments