3.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeDalje nga shteti vetëm me deklaratë të nënshkruar, për hyrje i domosdoshëm...

Dalje nga shteti vetëm me deklaratë të nënshkruar, për hyrje i domosdoshëm testi për koronavirus

Për shtetasit e Maqedonisë, vendkalimet kufitare për dalje nga Maqedonia e Veriut janë të hapura me nënshkrimin e deklaratës përkatëse të cilën e jep MPB në vendkalim. Me këtë deklaratë, secili qytetar zotohet se nuk do të kërkojë ndihmë nga shteti në rast të problemeve jashtë shtetit.

Gjatë hyrjes në shtet, nga ana tjetër, çdo qytetar duhet të paraqesë testin e bërë dhe valid PCR, jo më të vjetër se 72 orë, i cili duhet të jetë negativ. Më pas në vendkalimin kufitar nënshkruajnë “Deklaratë për vetizolim të obligueshëm në kohëzgjatje prej 14 ditësh”. Nëse nuk paraqitet një test i ri ose është paraqitur test jovalid PCR, atëherë është i obligueshme karantinë shtetërore prej 14 ditësh.

LAMM informon se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër akse të thata, ndërsa intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.

Rekomandohet shpejtësi e adaptuar, respektim i sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim i kujdesshëm i automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments