10.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaProtesta me makina kundër masave kufizuese në Spanjë

Protesta me makina kundër masave kufizuese në Spanjë

Mijëra njerëz në Spanjë dolën në protestë kundër mënyrës së si qeveria po menaxhon pandeminë e koronavirusit. Partia e ekstremit të djathtë “Vox” u bëri thirrje mbështetësve që të udhëtojnë nëpër qytetet e mëdha të vendit dhe të protestojnë pa dalë nga makinat në mënyrë që të ruajnë distancimin fizik.

Në Madrid, protestuesit kërkuan nga Kryeministri socialist Pedro Sanchez që të japë dorëheqjen. Që prej 14 Marsit, Spanja aplikoi disa nga rregullat më të rrepta për të kufizuar lëvizjen, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve dhe viktimave.

Edhe Barcelona është një nga qytetet me të izoluara. Por duke filluar nga e hëna do të nisë lehtësimi i masave. Bllokimi 2-mujor i vendit i ka dhënë një goditje të fortë ekonomisë. Hotele, bare e restorante kanë qenë të detyruara të qëndrojnë mbyllur. Protestuesit e ekstremit të djathtë kërkojnë që të hiqet ky kufizim. Pothuajse 1 milon vetë humbën vendet e tyre të punës.

Protesta të ngjashme si në Madrid e Barcelonë u zhvilluan edhe në qytete të tjera, ku u krijuan radhë të gjata makinash e automjetesh. /tvklan.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments