5.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmePrononcohen nga A1 – Maqedoni: Aktivitetet nuk ndërlidhen me rrjetin 5G

Prononcohen nga A1 – Maqedoni: Aktivitetet nuk ndërlidhen me rrjetin 5G

Debati i ngritur në opinion pas publikimit të lajmit në Gostivari Sot se në Çegran po instalohet rrjeti 5G, sqarohen edhe nga kompania e telekomunikimit  A1 – Maqedoni, transmeton Gostivari Sot

Në përgjigjet e arritur në redaksi, nga atje pohojnë që aktivitetet në terren nuk ndërlidhen me rrjetin 5G, por se punohet në përmirësimin e shërbimeve ndaj shfrytëzuesve të A1 – Maqedoni, me shfrytëzimin e teknologjisë ekzistuese që janë shfrytëzuar edhe deri më tani.“Dëshirojmë t’u informojmë që aktivitetet nuk ndërlidhen me rrjetin 5G. Janë ndërmarrë aktivitete të caktuara me qëllim që të mos kemi ngecje në funksionimin e shërbimeve ndaj shfrytëzuesve të A1 – Maqedoni, me shfrytëzimin e teknologjisë ekzistuese që janë shfrytëzuar edhe deri më tani”, përgjigjen nga A1 – Maqedoni për Gostivari SotDisa banorë të Çegranit,  që në fshatin e tyre po instalohet sistemi 5G gjatë orëve të mbrëmjes, madje duke dërguar edhe video materiale nga tereni.Pasoj reagimi i Bashkësisë Lokale të Çegranit. Nga atje njoftuan që kryesia e Bashkësisë Lokale – Çegran, deri tani ka zhvilluar tri takime me drejtorin e T-mobile Gostivar. Nga drejoria u është dhënë sqarim që shtyllat janë vendosur për të mirën e Çegranit për të patur një rrjet më të mirë të rrjetit telefonik, internetit dhe duke patur një stacion bazik kanë menduar se mund ta shfrytezojnë të gjithë teritorin.Nga drejoria në Gostivar, po ashtu, u është thënë që shtyllat e  vendosura nuk kanë të bëjnë me rrjetin 5G pasi që i njëjti rrjet as që është në funksion ne RVM, e gjitha që punohet nga ana e kësaj kompanie është të përmirsohet kualiteti i sinjalit për teritorin deri ku kapin valët e këtyre anteneve”, thuhet në reagimin e arritur në redaksinë e Gostivari Sot

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments