10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaOpinionProf.Dr Rizvan Sulejmani: Përfaqësimi i shqiptarëve në disa institucione ende nuk ka...

Prof.Dr Rizvan Sulejmani: Përfaqësimi i shqiptarëve në disa institucione ende nuk ka tejkaluar 10% ?

Me zyrtarizimin e gjuhës shqipe, Marrëveshja e Ohrit në aspektin juridik cilësohet e mbyllur, por ende mbetet e hapur pyetja se sa u realizua fryma e dokumentit kornizë.

Njohësi i zhvillimeve politike Rizvan Sulejmani konsideron se përfaqësimi i shqiptarëve ka rritje, por nevojitet të arrihet niveli i duhur.

Zbatimi I fundit të ligjit të gjuhës shqipe është në zanafillat thotë Sulejmani, ndërkaq sipas tij rrezikohet edhe koncepti multietnik duke u zëvendësuar me termin interkulturor.

“Nuk ka ngritje në vertikal, gjegjësisht avancime të kuadrit nëpër institucionet shtetërore. Edhe më tutje në disa institucione duket se përfaqësimi I shqiptarëve është nën nivelin e pritur, gjegjësisht ende nuk ka tejkaluar 10%. Përdorimi i gjuhës që ka një avansim por implementimi I këtij ligji të fundit për përdorimin e gjuhës, ende nuk është vënë në përdorim dhe është në zanafillat e saj. Nëse shihet strategjia për bashkëjetesë , gjegjësisht harmoni ndëretnike, aty përdoret termi intrakulturore, që nuk është term as kushtetues, as e përmban Marrëveshja e Ohrit dhe besoj se është çështje që duhet të hapet për diskutim”, u shpreh për TVM2, analisti politik Rizvan Sulejmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments