16.7 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaOpinionProf.dr Asllan Bilalli / SQARIM PËR SHKAK TË HATËRMBETJES

Prof.dr Asllan Bilalli / SQARIM PËR SHKAK TË HATËRMBETJES

Në Gostivar u shpërngulëm  me familje në vitin 1961për shkak të vazhdimit të shkollimit nga katundi Ballabon nahija e Dufit (ka 5 katunde: Ballaboni, Jerqevishi (Mhalla), Çejana, Mbarzaveci dhe Ntolej). Në Gostivar hasa në një dukuri të panjohur deri atëher për mua. Disa fqinj t’onë flisnin në gjuhë që unë se kuptojsha. E pyeta babain tash të ndjerë, në çfar gjuhe flasin, më tha në gjuhën turke.

 Pse a nuk jan shqiptarë e pyeta? Po tha, shqiptarë jan. Porë pse flasin turqishtë? Flasin se me demek janë sheherli e na jemi katundar. Por edhe ata si ne, shumë më heret janë shpërngulur në Gostivar nga fshatërat për rreth. Ma vonë në shkollë e kuptova, edhe pse janë shqiptarë në shtëpi flasin turqishtë

 Me demek ne jemi sheherli, dallojm nga katundarët, jemi më të ngritur. Pas ngjarjeve të vitit 2001 filluan ta përdorin gjuhën shqipe më tepër në familje, njilloj si shqiptarët ortodoks të Rekës, që deklaroheshin se janè shqiptarë ortodoks. Në studime në Shkup cimerin e kisha nga Tetova, më tha se kjo dukuri është edhe tek ata. Në Gostivar nga kjo kategori shumica kurrë nuk ështè kyçur  në ngjarjet që kishin të bënin me heqjen e të drejtave të shqiptarëve që i gëzonin deri atëher të garantuara me Kushtetutën e Jugosllavisè të vitit 1974. Filloj të suprimohet arsimi në gjuhën shqipe me formimin e paraleleve të përziera në shkolla të mesme (instaloheshin 5 nxënës maqedonas në klasë dhe e tërë klasa me mbi 30 nxënës që mësonte në gjuhën shqipe duhej tash mësimi të zhvillohet në gjuhën maqedonase). Fqinjët e mi sheherli as su lodhën për kte çështje. Kuptohet ne reaguam dhe pushteti  mdërmuarr masa drastike. U larguan profesorë nga puna, u burgosën nxënës të mitur për shkak të rezistencës. Nuk kishim përkrahje (fort pak) për ngjarjet e përgjakshme për flamurin. Gjithashtu shumë pak na përkrahën për iniciativën e themelimit të Universitetit të Tetovës. Shkurtë thënë ma tepër kan anuar nga maqedonasët, bile edhe studimet i vazhdonin nē gjuhën maqdone ,shum pak në gjuhën shqipe.   

Ky është rrëfimi nga jeta  ime që e përjetova. E vërteta sado qoftë e hidhur ,është e vërtetë. Një maksimë në gjuhën latine thot: “absit iniuria verbo”. 

P.S. Nuk jam anëtar i asnjë subjekti politikë. Veprimtaria jetësore më orientoj nga krahu i luftës. Në Universitetin e Prishtinës punuam dhjetë vite jashtë objekteve universitare, në Tetovë botërishtë dihet se me sakrifica të mëdha e themeluam Univesitetin e Tetovës  ku nga iniciativa fillestare kam qenë i kyçur. 

Prof. Dr. Asllan Bilalli, profesor ordinar i Sē Drejtës Ndërkombëtare,  Marrdhënieve politike ndërkombëtare dhe Së Drejtës së Unionit Evropian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments