14.8 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeProbleme gjatë regjistrimit, Enti Statistikor u kërkon falje operatorëve të internetit

Probleme gjatë regjistrimit, Enti Statistikor u kërkon falje operatorëve të internetit

Enti Shtetëror i Statistikave nëpërmjet një kumtese është sqaruar për pengesat që janë paraqitur gjatë regjistrimit të popullsisë.

“Në orët e paradites janë shfaqur probleme sporadike dhe të izoluara gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë në terren. Në periudha të shkurtra dhe në vende të caktuara aplikacioni për regjistrim nuk ka funksionuar dhe një numër i caktuar i regjistruesve nuk kanë mundur të regjistrojnë”, thonë nga EShS-ja, transmeton TV21.

Thonë se problemet janë tejkaluar për shkurt kohë dhe se ai nuk ka ardhur si pasojë e lidhjes së dobët të internetit.

“Sa për ilustrim, në këto 2-3 orë derisa kanë zgjatur problemet teknike, janë regjistruar 10 mijë persona në tërë territorin e shtetit. Enti Shtetëror i Statistikave kërkon falje për deklaratën e shprehur në mënyrë të keqe se problemet kanë të bëjnë me rënien e internetit dhe publikisht i kërkon falje ShA Telekomit të Maqedonisë”, thonë nga EShS-ja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments