7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmePRESPË- PALMER POROSIT LIDERËT E BALLKANIT: MOS I VIDHNI QYTETARËT(VIDEO)

PRESPË- PALMER POROSIT LIDERËT E BALLKANIT: MOS I VIDHNI QYTETARËT(VIDEO)

Zëvendësndihmës Sekretari Shtetëror i SHBA-ve për Evropë, Matheë Palmer, në kuadër të Konferencës së parë ndërkombëtare në Forumin e Prespës për dialog, në Ohër, u shpreh i dëshpëruar që nuk kanë nisur bisedimet për anëtarësim për Shkupin dhe Tiranën edhe pse u propozuan zgjidhje nga presidenca e Portugalisë dhe nga partnerët e fuqishëm evropianë. Palmer shtoi se kjo ndikon edhe në investimet e SHBA-ve dhe BE-së në rajon dhe kontribuon në rritjen e skepticizmit në rajon.

PALMER

“Jemi të zhgënjyer që çështja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk u zgjidh aspak, edhe përkundër përfaqësimit të fuqishëm dhe zgjidhjeve të arsyeshme të presidencën portugeze dhe partnerëve të ngjashëm evropian, sepse sinqerisht kjo ndikon edhe në linjën tonë të skajshme. Ka shumë punë për t’u bërë, sepse konkurrentët tanë gjeopolitik tentojnë në mënyrë agresive ta cenojnë kredibilitetin mes BE-së dhe ShBA-së dhe vet rajoni dyshon në kredibilitetin e përcaktimit tonë”.

Pallmer po ashtu  theksoi se të rinjtë  ikin nga vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak të krimit dhe korrupsionit. Ai tha se, kur politikanët vjedhin qytetarët e tyre, atëherë rritet pabarazia sociale.

PALMER

“Dekadën e fundit, rajoni ka humbur numër të konsiderueshëm të punëtorëve me kualifikime të larta në vendet e punës ku dikush tjetër mund të jetë i mbi-kualifikuar, por gjenden në vendet ku korrupsioni dhe kapja e shtetit nuk do ta dëmtojnë jetën e tij të përditshme. Përkundër ekonomisë, qytetarët në rajon janë shumë të shqetësuar për sundimin e së drejtës dhe korrupsionit. Kur liderët politik vjedhin nga qytetarët e shtetit të tyre apo e dëmtojnë sundimin e së drejtës dhe pavarësinë e gjyqësorit, rritja ekonomike ngadalësohet, përhapet pabarazia dhe ulet besimi në Qeveri”.

Diplomati amerikan po ashtu, ka porositur liderët e rajonit që, të  ndërmarrin aktivitete të vërteta, të vazhdojnë me reforma të vështira, të punojnë në mënyrë konstruktive që të zgjidhin çështjet e vështira politike brenda dhe me fqinjët, t’i përforcojnë institucionet multietnike, demokratike dhe gjyqësore, të nisen drejt një ardhmërie me prosperitet.

/SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments