13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajme“Pa afat në pasaportë mos ia mësyni kufirit”

“Pa afat në pasaportë mos ia mësyni kufirit”

Vazhdimi i afatit për 6 muaj të pasaportave të skaduar do të njihen vetëm nga shteti amë. Megjithëse nga sot hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore për dokumentet e udhëtimit, asnjë vend i huaj nuk ka miratuar kërkesën e Maqedonisë së Veriut që shtetasit tanë të lëvizin lirshëm në hyrje-dalje të pikave kufitare. Nga Ministria e Jashtme thonë se u përpoqën të lehtësojnë ardhjet dhe shkuarjet e shtetasve tanë gjatë sezonit të pushimeve verore. Por, Ministri Osmani tha se shtetet e tjera kërkojnë pasaporta me afat valid.

Megjithatë, çështja është te shtetet tjera nëse argumentet e njoftimit tonë do ta pranojnë apo jo. Kemi përvoja të ndryshme, marr informacione që disa shtete kërkojnë që pasaportat të kenë afat valid. Por ne përpiqemi të diskutojmë që nëse nuk përmbushen kushtet, ja siç po hiqet pandemia do të kemi mundësi të hiqet karantina dhe ne do të fillojmë me ekipet tona të fotografojmë qytetarët për ti nxjerr pasaportat e ri. Ky ishte një tentim për të lehtësuar atje ku mundemi, por nuk do të thotë se do të zgjidhë të gjitha problemet e lëvizjes së lirë gjatë pandemisë ky ligj”, tha Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.

Nga Ministria e Brendshme sqaruan se ligji është i njëjtë për të gjithë edhe atë që dëshirojnë të hyjnë në vend, por edhe ata qytetarë që dëshirojnë të udhëtojnë jashtë vendit. Megjithatë rekomandojnëqë pasaportën e skaduar qytetarët ta lënë si opsionin e fundit në rast se marrin rrugë jashtë shteteve më të largëta se të rajonit, meqë disa shtete kanë regjime të ndryshëm vizash dhe afatesh.

 Ligji në fjalë është i njëjtë për të gjithë qytetarët e vendit, nuk mund të miratojmë një ligj që do të vlejë për disa qytetarë dhe jo për të tjerët. Ne si Ministri e brendshme kemi njoftuar të gjitha pikat kufitare për të pranuar validitetnin e pasaportave të skaduara. Kuptohet se qytetarët që janë këtu mund të shkojnë në zyrat administrative të MPB-së dhe të marrin pasaportë të re”, tha Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.

Me propozim te deputetëve Kuvendi ka miratuar ndryshimit e Ligjit për dokumentet e udhëtimit me çka që nga 1 korriku vazhdohet afati i vlefshmërisë së dokumenteve deri më 31 dhjetor. Në mungesë të ekzemplarëve të pasaportave një situatë e tillë ishte edhe vitin e kaluar gjatë kulmit të pandemisë. Me dekret të Qeverisë në vitin 2020, njësoj u mundësua që shtetasit tanë të mbetur nëpër vendet tjera si pasojë e karantinës nga virusi korona, të kthehen lirshëm në vendlindje edhe me pasaporta të skaduara.

Tani që pritet të vijnë mërgimtarët për pushime dhe të rregullojnë dokumentet, nga e hëna mund të marrin pasaportat, letërnjoftimet dhe patentë shoferët me emrin e ri kushtetues, por që çështja e terminëve edhe me prioritet do të jetë e mbingarkuar, siç po ndodhë për të tretën ditë me radhë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments