13.6 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmePresidenti Ilir Meta nuk jep dorëheqjen/ Balla: Like vazhdo me rakinë e...

Presidenti Ilir Meta nuk jep dorëheqjen/ Balla: Like vazhdo me rakinë e kumbullës dhe në darkë kalo ke rrushi, se LSI-së s’ke ça i pi më

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të presidentit Meta.

Përmes një postimi në Twitter, Balla deklaron se Meta “e ka tharë që në mëngjes shishen e rakisë së dëllinjës dhe i kërkon që të vazhdojë me të kumbullës dhe në darkë të kalojë tek rakia e rrushi, pasi sipas tij LSI-së s’ka çfarë ti pijë më!

Postimi i Taulant Ballës:
Likja e paska tharë që në mëngjes shishen e rakisë së dëllinjës! Tani vazhdo me kumbullën Like dhe në darkë kalo ke rrushi, se LSI-së s’ke ça i pi më! Po Elbasanin mos e kujto fare se do të duhet raki pishe pastaj!

Ky reagim i Ballës, vjen pas deklaratës së fortë të presidentit Meta, ku tha se është gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës, duke folur me një gjuhë të ashpër. “Kërcënimi i fundit, që vjen përmes Tao Taos, nga bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë ka vetëm një përgjigje: Presidenti, gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës! Shqipëria e Shqiptarëve! Vdekje tradhëtarëve!”, shkruan Meta.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, nga zëdhënësi i tij, presidenti njoftoi “të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së se më 24 korrik 2022, Meta do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI dhe do t’u bashkohet përpjekjeve të të rinjve dhe të rejave për Shqipërinë e shqiptarëve”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments