11.6 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaLajmePresidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj: Askush s’mund t’i vë në pikëpyetje sovranitetin...

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj: Askush s’mund t’i vë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, duke komentuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ka thënë se askush s’mund t’i vë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Kosovës dhe të drejtën e saj për të ndërtuar e konsoliduar institucionet.

Në një reagim në Facebook të hënën në mbrëmje, Begaj e ka quajtur të papranueshme dhunën ndaj KFOR-it nga serbët.

“Dënoj ashpër keqpërdorimin e popullsisë serbe të veriut të Kosovës dhe dhunën e papranueshme ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë. Asnjë pretekst nuk mund të përdoret për të penguar zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, që tregon rrugën e duhur të zgjidhjes së problemeve të hapura dhe të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, si dhe të drejtën e saj për të ndërtuar e konsoliduar institucionet demokratike dhe multietnike”, ka shkruar ai.

Begaj po ashtu i ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës për më shumë durim dhe koordinim me partnerët.

“Por gjithashtu, i përsëris publikisht thirrjen time vëllazërore autoriteteve kosovare për më shumë durim e maturi dhe sidomos koordinim të ngushtë me partnerët tanë”, ka shkruar ai.

Që nga e premtja, në veri serbët po protestojnë kundër hyrjes së kryetarëve të rinj të komunave në objektet komunale. Fillimisht Policia e Kosovës mundësoi hyrjen e kryetarëve në objekte, ndërsa të hënën – në ditën e dytë të tensioneve – ndërhyri KFOR-i. Në mbrëmje, KFOR-i njoftoi për të paktën 25 ushtarë të plagosur në Zveçan nga protestuesit e dhunshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments