12.1 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaPresidenti i Iranit: I dhamë një mësim Izraelit. E përmbushëm premtimin e...

Presidenti i Iranit: I dhamë një mësim Izraelit. E përmbushëm premtimin e liderit suprem

Deklarata e parë pas sulmit iranian ndaj Izraelit u bë nga presidenti iranian Ebrahim Raisi në të cilin ai përshëndeti “trimanët” e Gardës Revolucionare që “i dhanë një mësim regjimit sionist”.

“Ndëshkimi i agresorit ishte një premtim i vërtetë i liderit suprem, i cili u përmbush. Përgjigjja e Vërtetë” u krye “brenda të drejtave të vetëmbrojtjes legjitime” në përgjigje të veprimeve të tij agresive.

Raisi tha gjithashtu se Irani në gjashtë muajt e fundit, si dhe në javët e fundit, përdori të gjitha mjetet për të treguar “efektet e tmerrshme” të mosveprimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me shkeljen e ligjeve ndërkombëtare nga Izraeli.

“I rekomandojmë mbështetësve të regjimit okupues që të vlerësojnë këtë veprim të përgjegjshëm dhe të duhur të ndërmarrë nga Republika Islamike dhe të ndalojnë së mbështeturi verbërisht këtë regjim agresiv”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments