15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeEdi Rama dënon sulmin e Iranit: Solidarë me Izraelin!

Edi Rama dënon sulmin e Iranit: Solidarë me Izraelin!

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dënuar agresionin ushtarak të Iranit me dronë dhe raketa, të ndërmarrë mbrëmjen e së shtunës kundër Izraelit.

Me një reagim në platformën sociale “X”, shefi i qeverisë shqiptare thotë se dënon sulmin e paprecedentë të ndërmarrë kundër Izraelit, ndërsa shprehet se Shqipëria solidarizohet me popullin izraelit.

Reagimi i Ramës:

Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme.Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit. Shqipëria mbron përmbajtjen dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të mund të kthehen të sigurt në shtëpi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments