10.3 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaSulmi ndaj Izraelit, reagon Trump: Nuk do të kishte ndodhur nëse do...

Sulmi ndaj Izraelit, reagon Trump: Nuk do të kishte ndodhur nëse do të isha unë president

sh-presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka reaguar në lidhje me sulmet e Iranit ndaj Izraelit. Në një reagim në median sociale ‘Truth Social’, Trump theksoi se, sulmi nuk do të kishte ndodhur nëse në krye të Shtëpisë së Bardhë do të ishte ai vetë.

“Kjo nuk duhet të lejohej të ndodhte kurrë – kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse unë do të isha President!, shkruan Trump në ‘Truth Social’.

Sakaq, Joe Biden ka kërkuar një takim me liderët e G 7, ku përfshihen vendet më të industrializuara të botës ku do të diskutohen hapat e mëtejshme të situatës midis Izraelit dhe Iranit.

Italia, e cila aktualisht mban presidencën e radhës të G7, ka bërë thirrje për një takim virtual për të diskutuar sulmin. Një takim tjetër urgjent pritet të mbahet edhe në Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbi të njëjtën tematikë. Takimi i Këshillit të Sigurimit është kërkuar nga vetë Izraeli.

Ushtria izraelite bëri të ditur se Franca ishte ndër vendet e përfshira në mbrojtjen kundër sulmit të Iranit ndaj Izraelit. “Franca ka teknologji shumë të mirë, avionë, radarë, tha zëdhënësi kryesor ushtarak i Izraelit. Për sa i përket Kinës, ajo nuk i ka dënuar sulmet e Iranit. Në një deklaratë të dielën, ajo tha se ishte “thellësisht për përshkallëzimin aktual”, dhe bëri thirrje “palëve përkatëse të qëndrojnë të qetë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments