6.8 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmePresidenti Bullgar Radevi: Do të ishte gabim i madh nëse Borisov dhe...

Presidenti Bullgar Radevi: Do të ishte gabim i madh nëse Borisov dhe Zaev luajnë shfaqje teatrore para publikut

 Presidenti bullgar Rumen Radev konsideron se bullgaria nuk ka ndërtuar aq sa duhet pozitat e saja mbi Maqedoninë e Veriut dhe se për këtë shkak tani është e izoluar para partnerëve evropian, duke shtuar se çfarë do marrëveshje e re apo deklaratë mes dy shteteve nuk do të jetë e mjaftueshme, nëse të gjitha detajet nuk futen detajisht edhe në kornizën negociuese, informon info.mk.

Presidenti bullgar tha se nevojitet të qetësohen gjakërat mes dy palëve që të fillohen bisedimet dhe të shihen më qartë pozitat duke mos u ngutur për vendimet.

“Qeveria me vonesë të madhe u kujtua se duhet të mbrojë interesin nacional, dhe për këtë shkak tani është në izolim. Pas përpjekjes së dështuar për bindjen e partnerëve tanë evropian se kushtet për pozitën tonë korinzë nacionale duhet patjetër të vendosen si pjesë e kornizën negociuese, tani do të jet gabim i madh nëse kryeministrat Bojko Borisov dhe Zoran Zaev luajnë shfaqje teatri para publikut dhe nënshkruajnë një deklaratë të re të dëshiruar, si marrëveshja e 2017tës pa kritere të qarta”, tha Radev, duke shtuar se edhe Bullgaria duhet të jep dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut, por kjo sipas tij do të ndodhë vetëm kur të pranohen faktet historike

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments