2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmePr/ligji për shtetësinë ende i pafinalizuar, ASH-AAA e gatshme të tërheqë ndryshimet...

Pr/ligji për shtetësinë ende i pafinalizuar, ASH-AAA e gatshme të tërheqë ndryshimet e bëra

Opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, shprehen të gatshme që edhe një herë të rishikohet propozimi i tyre për ligjin për shtetësi, për të cilin ditë më parë kryeministri Zoran Zaev tha se nuk është plotësisht sipas asaj që janë dakorduar në takim. Nuk dihet se për cilat pika kryeministri e kishte fjalën, por nënkryetarja e ASh-së Bujare Abazi thotë se harmonizimi do të bëhet në takimin e radhës, i cili ende nuk dihet se kur do të mbahet.

“Ne nuk kemi bërë ndryshime dhe nuk mendojmë se duhet të bëjmë ndryshime, mirëpo nëse ka ndonjë argument lidhur me kriteret që i kemi caktuar rreth vërtetësisë së qytetarëve për jetesë në Maqedoni në kohën e ish-Jugosllavisë, atëherë ka hapësirë për diskutim por sidoqoftë është një hap i mirë dhe një mundësi e mirë për të gjitha ata që gjatë kohë kanë mbetur pa shtetësi”, deklaroi Bujare Abazi, nënkryetare e ASH-së.

Kreu i Alternativës, Afrim Gashi ka shpjeguar se ndryshimet janë bërë në disa nene për të cilat kanë menduar se mund të jenë në funksion të ngritjes së cilësisë së tekstit dhe se s’ka të bëjë me ndonjë tendencë tjetër.

“Nëse për palën tjetër, konstatohet se ato janë ndryshime radikale, natyrisht se ne mund t’i ndryshojmë ato. Kryesisht jemi përmbajtur te ndryshimet për të cilat jemi dakorduar në takim, por ka pasur raste që kemi menduar se disa gjëra duhet të përmirësohen tani, se sa të lihen më vonë”, u shpreh Gashi.

Propozimi-ligji i koalicionit opozitar shqiptar ende nuk është futur në procedurë kuvendore. I është dorëzuar grupit parlamentar të LSDM-së, ndërsa këta për shqyrtim e kanë dërguar në Ministri të Brendshme dhe atë të Drejtësisë.

Me ligjin e ri shtetësia do të mund të përfitohet nëse ke lindur në Maqedoninë e Veriut, ose me natyralizim. Kjo e fundit kërkon plotësimin e disa kushteve ligjore.

Për çështjen e shtetësisë, Aleanca-Alternativa kanë bllokuar disa ligje në Kuvend dhe kanë deklaruar se nuk do të zhbllokohen deri në arritjen e një zgjidhjeje ligjore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments