9.5 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmePosta e Maqedonisë në pritje të Bankës së re, pensionistët në pritje...

Posta e Maqedonisë në pritje të Bankës së re, pensionistët në pritje të pensioneve por edhe 15 mijë pensionistë duhet të hapin llogari të reja

Ende nuk ka asgjë të re për rinovimin e qarkullimit pagesor përmes sporteleve të postës. Nga Posta e Maqedonisë për “Slloboden Peçat” thonë se edhe ata presin dritë jeshile nga Qeveria. Edhe pse ishte e caktuar për sot, seanca qeveritare ku jozyrtarisht duhet të vazhdojë seanca për këtë problem është ricaktuar për nesër. Nga Qeveria thonë se ka mundësi që kjo temë të gjendet si pikë për debat në seancën e nesërme

Posta duhet të mer leje që të negociojë dhe të lidhë marrëveshje me një bankë tjetër, për marjen e sporteleve për qarkullimet pagesore dhe për dorëzim të pensioneve. Ky institucion tanimë dy javë është pa qarkullime pagesore pas falimentimit të Eurostandard Bankës. Përshkak përfundimit të marrëveshjes me këtë bankë, në sportelet e tyre nuk mund të paguhen fatura për shërbime komunale dhe të kryhen pagesa të pensioneve dhe ndihmës sociale. Ejup Rustemi, drejtori gjeneral i Postës, disa herë ka apeluar që duhet urgjentisht të nënshkruajë marrëveshje me bankë tjetër.

Është e nevojshme të kihet parasysh informata se Eurostandard Banka kishte rreth 50 mijë pranues të pensioneve, ndërsa edhe 20 mijë të tjerë nuk e përfunduan transferin në bankë tjetër. Pensionistët të cilët pensionet i mernin në adresë shtëpiake, duhet të hapin llogari bankare në bankë tjetër, dhe prej atje ta marin pensionin. Afati për hapje të llogarisë tjetër përfundoi më 21 gusht. Kjo do të thotë se ata që nuk arritën të hapin llogari të reja, pensionet e tyre do t’i marin muajin e ardhshëm.

Pensionet në banka do të fillojnë të paguhen duke filluar nga nesër. Ato do të mund të tërhiqen në bankomate, ndërsa në sportele mund të realizohet në katër grupe, më 26, 27, 28 dhe 1 shtator. Këtë muaj, pensionistët që e mernin pensionin në shtëpi, do të ngelin pa pagesë të pensionit.

Ndryshe, Banka Eurostandard kishte nënshkruar një marrëveshje 15 vjeçare me Postën në vitin 2016. Për implementimin e sistemit bankar në sportelet postare, të punësuarit kishin kaluar në trajnime shumë vjeçare në sistem.

Drejtori Rustemi sqaroi se me marrëveshjen që e kanë patur me Eurostandard Bankën, direkisht apo indirekisht janë angazhuar 870 të punësuar për çështje lidhur me qarkullimin pagesor. Posta ka 326 objekte dhe rreth 500 sportele të cilat japin shërbime qytetarëve në gjithë territorin e shtetit.

Deri tani, askush nuk e di kur mund të pritet fillim i negociatave me bankat tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments