11.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeSiniçan, s’kanë nisur punimet për ujësjellësin

Siniçan, s’kanë nisur punimet për ujësjellësin

Banorët e fshatit Siniçan vazhdojnë të mos kenë ujë për pije. Dy javë pas marrëveshjes mes pushtetit lokal dhe atij ekzekutiv, akoma nuk kanë nisur punimet për ujësjellësin. Kjo për shkak se komisioni nuk ka mundur të dalë në teren pa firmën e drejtorit të drejtorisë së ujërave. Ky i fundit gjatë kësaj periudhe kishte shfrytëzuar pushimin vjetor.

Sot kemi një lajm të mirë. Nga Drejtoria e Ujërave, sepse drejtori ka shfrytëzuar pushimin vjetor, sot morëm edhe firmën, pra nënshkrimin prej atje dhe besoj që ditën e hënën Komisioni do të dalë në vend ngjarje dhe shumë shpejt do të bëjnë definimin dhe shumë shpejt do fillojnë edhe punimet”-tha Albon Xhemaili, kryetar i Komunës së Bogovinës.

Xhemaili thotë se protestat mund të rikthehen nëse punimet që ishin ndërprerë nuk rinisin së shpejti.

Banorët vazhdojnë të qëndrojnë atje, ditë dhe natë, 24 orë. Banorët janë të vendosur dhe informacionet që kam unë thonë se nëse këto ditë nuk fillojnë punimet, ndoshta do të ketë edhe protesta të dimensioneve të ndryshme, bllokim rrugësh apo diçka tjetër”- Albon Xhemaili- kryetar i Komunës së Bogovinës.

Projekti për ndërtimin e ujësjellësit që do të zgjidh përfundimisht problemin me ujin e pijshëm për banorët e Siniçanit dhe disa fshatrave përreth, duhet të përfundojë deri më 20 shtator. Banorët e Siniçanit tashmë disa vite nuk kanë ujë të pijshëm, sepse ai që rrjedh në çezmat e tyre përmban bakterin E.Coli. Situata u tensionua muajt e fundit kur ata vet, me mbështetje të Komunës filluan punimet për ndërtimin e ujësjellësit, gjë që ngjalli pakënaqësi tek banorët e Urviqit, të cilët pretendojnë se burimet e ujit janë të tyre. Në gjithë këtë situatë të tensionuar, policia parashtroi dy kallëzime ndaj kryetarit të Komunës. Njëri për vetëgjyqësi, ndërsa i dyti është “punë të pandërgjegjshme”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments