13.1 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmePolicia me dron do të vëzhgojë gjatë orës policore

Policia me dron do të vëzhgojë gjatë orës policore

Ministri për Punë të Brendshme, Naqe Çulev në televizionin Telma tha se do të kërkojë nga Qeveria e Maqedonisë të përdoren dronët me qëllim që të kontrollohen shkeljet eventuale të orës policore.

“Do të kërkoj që të vihet në funksion njësia e dronëve. Dronët që i kemi ne kanë mundësi të mëdha teknike, do të mund të skenojnë gjendjen dhe të regjistrojnë të gjitha shkeljet e orës policore”, tha Çulev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se dronët që i ka shteti mund ta shohin regjistrimin e automjeteve dhe se dronët janë në gjendje funksionale, por duhet të nisin të funksionojnë.

Ndryshe, tashmë në Maqedoni ka orë policore, ku ndalohet lëvizja e qyttarëve nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments