6 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmePolicia e Shkupit fton në bisedë informative një nga organizatorët e Protestës...

Policia e Shkupit fton në bisedë informative një nga organizatorët e Protestës për drejtësi

Deri tani së paku një nga organizatorët e Protestës për Liri dhe Drejtësi që u mbajt të premten në Shkup është ftuar në bisedë informative nga policia e Shkupit. Blerim Ahmedi thotë për Gazetën Lajm se është ftuar në bisedë informative në stacionin policor në Bit Pazar.

“Më thanë se nuk mund të jap deklaratë në Kërçovë, qytetin ku jetoj, po patjeter duhet të vij në Shkup. Sa e kuptova më thërrasin lidhur me incidentin ku është thyer një xham te Ministria e punëve të jashtme. Unë do të paraqitem në polici dhe do të them atë që e din mbarë opinioni se thirrja jonë ka qenë për protestë të qetë dhe paraprakisht jemi distancuar nga çdo provokim eventual”, theksoi Ahmedi për Gazetën Lajm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments