Zaevi për “Kapital”: Qeveria është demokratike dhe kurrë nuk do të përdorë censurimin, luftojmë kundër lajmeve të rrejshme

65

Kryeministri Zoran Zaev sqaroi se Qeveria në baza ditore ballafaqohet me dezinformata, përmes sistemit të saj të themeluar për komunikime në krizë, i cili shumë shpejt kontrollon disa lajme të dyshimta dhe nëse i njëjti është i rrejshëm, përcakton menjëherë mënyrën dhe kanalet e reagimit në mënyrë që të parandalojë zgjerimin e mëtejshëm.
“Në atë drejtim, ne kemi futur transparencë aktive të institucioneve në mënyrë që informacioni i saktë të jetë vazhdimisht i disponueshëm dhe i dukshëm për publikun, gjë që zvogëlon hapësirën për manovrim të dezinformatorëve. Gjetja e një modeli për të trajtuar këtë fenomen të dëmshëm dhe rreziku më i madh për demokracitë është sfidë kulminante me të cilën përballen të gjitha demokracitë në të gjithë botën, pasi rreziku i këtyre masave është që autoritetet të përdorin me dashje ose pa dashje censurimin ose kontrollin e pjesëve të valëve të ajrit publik .
“Por unë potencoj: Ne jemi ata që, së bashku me qindra mijëra qytetarë, çliruan shoqërinë nga prangat e regjimit dhe sigurisht që nuk do të jemi ata që do të përdorim censurën ne nuk mund ta bëjmë atë, as nuk duam, as nuk e dimë dhe as nuk kemi ndërmend ta bëjmë atë “, thotë Zaev.
Kryeministri Zaev shtoi se Qeveria mbështet vetë-rregullimin në esnafin e medias, si mënyra më e mirë për të mbrojtur median nga ndikimet e jashtme, kur rregullon standardet profesionale, dhe në të njëjtën kohë forcon profesionin e gazetarit.
“Ne tashmë kemi një shembull të mirë të vetë-rregullimit në Maqedoninë Veriore – është regjistri i portaleve në internet që plotësojnë standardet e gazetarisë profesionale, të përgatitur nga SHGM dhe KEMN.
Qeveria e njohu dhe e mbështeti këtë proces si të vlefshëm edhe kur ishte në fazën e idesë, dhe sot ne e përdorim atë si një burim për të identifikuar dhe veçuar mediat profesionale nga ato joprofesionale, pra për të ndarë një portal në internet që është një medium standard nga një portal klasik në internet “burim manipulimesh dhe keqinformimi”, nënvizoi Zaev.